Image not available
Image not available
Image not available

Transferta brenda vendit

Transferet brenda vendit kanalizohen përmes sistemeve kombëtare të pagesave (AIPS dhe AECH) ose nderkombetare (SWIFT), në varësi të monedhës.
Ju mund të dërgoni ose të merrni transferime parash  nga / në një llogari të ICB nga / në një llogari me një bankë tjetër nëpërmjet sistemit kombëtar të pagesave AECH për pagesa me vlerë të lartë (> =1.500.000 Lekë) ose nëpërmjet sistemit të shlyerjes bruto (AIPS) në kohë reale për pagesa me vlerë të vogël (<1.500.000 Lekë) në kohë reale.
Ne japim mundësinë për të dërguar / pranuar fonde në valutë brenda vendit përmes sistemit ndërkombëtar të pagesave SWIFT në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.

Ju lutemi pajisni dërguesin e fondeve me të dhënat e nevojshme për ekzekutimin e një transferte kombetare në hyrje në favor të një klienti të ICB:
Banka e Përfituesit: BANKA NDËRKOMBËTARE TREGTARE
Kodi BIC / Swift: ICOAALTR
Emri & Mbiemri ose emri i kompanisë suaj siç është regjistruar në ICB:
IBAN-in e llogarisë së përfituesit:

Informacioni dhe dokumentet e nevojshme që dërguesi duhet të sjellë në Bankë për ekzekutimin e një pagese kombetare në dalje janë:
Emri, mbiemri dhe adresa e përfituesit:
Emri i Bankës së Përfituesit dhe Kodi SWIFT:
IBAN-i i llogarisë së përfituesit:
Pershkrimi i qëllimit te transferimit te fondeve  dhe sigurimi i dokumenteve të tjera që mund të jenë të nevojshme sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë "Për veprimtaritë valutore".

Detajet mbi tarifat e shërbimit, ju lutemi lexoni Termat dhe Kushtet e publikuara në degët e ICB ose në faqen e internetit.

Newsletter