Image not available
Image not available
Image not available

Transferta ndërkombetare

Transfertat nderkombetare ju bejne te mundur te dërgoni ose te merrni fonde nga banka juaj lokale në llogarinë e ICB në Shqipëri përmes Bankave Korrespondente në mbarë botën.
Nëse keni një llogari të hapur me Bankën Ndërkombëtare Tregtare, ne ju japim mundësinë të merrni pagesa hyrëse nga bankat brenda dhe jashte Shqipërisë.
Transfertat në hyrje mund të kryhen përmes degëve të bankës ose nepermjet sherbimit ZING mobile.

Ju lutemi pajisni dërguesin e fondeve me të dhënat e nevojshme për ekzekutimin e një transferte në hyrje në favor të një klienti të ICB:
Banka e Përfituesit: BANKA NDËRKOMBËTARE TREGTARE
Kodi BIC / Swift: ICOAALTR
Emri & Mbiemri ose emri i kompanisë suaj siç është regjistruar në ICB
IBAN e llogarisë së përfituesit;

Klientët e ICB kanë mundësinë të transferojnë paratë e tyre tek përfituesit në çdo bankë në botë.
Transfertat në dalje mund të kryhen përmes degëve të bankës ose nepermjet sherbimit ZING mobile.
Informacioni dhe dokumentet e nevojshme që dërguesi duhet të sjellë në Bankë për ekzekutimin e një pagese në dalje janë:
Emri, mbiemri dhe adresa e përfituesit
Emri i Bankës së Përfituesit dhe Kodi SWIFT / Numri Routing të Bankës
IBAN e llogarisë së përfituesit (ose numrin e llogarisë për vendet ku nuk aplikohet IBAN);
Pershkrimi i qëllimit te transferimit te fondeve  dhe sigurimi i dokumenteve të tjera që mund të jenë të nevojshme sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë "Për veprimtaritë valutore".

Klienti mund ta transferojë fondet me komision:
OUR - Dërguesi do të paguajë të gjitha komisionet
SHA - Dërguesi paguan komisionet e Bankës dërguese dhe përfituesi paguan komisionet e Bankës korresponduese dhe Bankës së përfituesit
BEN - Përfituesi do të paguajë të gjitha komisionet

Nëse kryeni një transferte, ju mund të shkarkoni formularin e aplikimit ta plotësoni atë paraprakisht, dhe me pas duhet ta dorëzoni në një nga degët më të afërta të Bankës Ndërkombëtare Tregtare së bashku me dokumentacionin shoqërues.

Kliko këtu për të shkarkuar Formularin e Urdher Transfertes.

Bankat korrespondente te ICB sipas monedhës (Kliko këtu për listën e korrespondentëve të ICB)

Detajet mbi tarifat e shërbimit, ju lutemi lexoni Termat dhe Kushtet e publikuara në degët e ICB ose në faqen e internetit.

Newsletter