Historia

Banka Ndërkombëtare Tregtare sh.a është një nga bankat e para në Shqipëri e cila u themelua më Shkurt 1996. Ajo është liçensuar nga Banka e Shqipërisë me Liçensën nr. 09, datë 20.02.1997 për të vepruar si bankë në Republikën e Shqipërisë dhe ushtron aktivitetin e saj nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme në Tiranë dhe zotëron një rrjet prej 5 degësh nga të cilat 3 degë operojnë në Tiranë, 1 degë në Fier dhe 1 degë në Durrës.
Banka Përkujdeset për nevojat e klientëve të saj qoftë kompani apo individ dhe ka një platformë të fuqishme teknologjike e cila mbështet ofirmin e këtyre shërbimeve.

Filozofia e bankës
ICB Albania ka pasur një traditë të qenurit lider duke u përshtatur me ndryshimet dhe risitë për të përmbushur nevojat e klientëve. Vizioni ynë, Misioni dhe Vlerat e Korporatës janë në një linjë për të mbajtur këtë pozitë. Ne jemi krejtësisht të vetëdijshëm se suksesi ynë në të ardhmen do të varet nga Aftësia për të ofruar një seri shërbimesh përfshirëse më të shpejtë, më të lirë dhe në një mënyrë sa më eficiente kundrejt klientëve tanë globalë të sofistikuar në rritje. Për ta arritur ate synim, Banka po investon fuqimisht në burimet njerëzore dhe teknologjike

Newsletter