Vend i lirë pune

International Commercial Bank ka një vend të lirë pune për pozicionin e mëposhtëm:

Pozicioni:        Drejtor Dege

Qyteti:             Tiranë

Raporton te:  Drejtori i Rrjetit të Degëve

Qëllimi i Pozicionit :

  •  Drejtori i Degës është përgjegjës për administrimin dhe funksionimin efiçent operacional të një dege duke përfshirë; operacionet, huadhënien, shitjen e produkteve, shërbimin ndaj klientit, sigurinë dhe shëndetin në punë në përputhje me objektivat e bankës si dhe ligjet e rregulloret në fuqi.

Detryat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Siguron shërbim cilësor të lartë në përputhje me procedurat e vendosura nga Banka duke analizuar nevojat dhe kërkesat e klientëve dhe konvertimin e tyre në shitje
  • Zhvillon biznesin e degës përfshirë depozitat, kreditë si dhe produktet e tjera që banka ofron
  • Siguron që të gjitha transaksionet e kryera në degë janë kryer saktë dhe në përputhje me rregulloret/manualet e brendshme si dhe legjislacionet në fuqi
  • Është përgjegjës për arritjen e objektivave të përcaktuara nga Menaxhimi
  • Krijon një marrëdhënie të shkëlqyer profesionale me klientet dhe nxit kulturën e shitjes dhe shërbimit në staf nëpërmjet udhëheqjes,trainimit dhe motivimit të tij
  • Merr pjesë në panaire të ndryshme me qëllim rritjen e prezencës së bankës në treg për të përfocuar mundësitë e reja për biznes si dhe ato ekzistuese
  • Informohet rregullisht lidhur me ndryshimet më të fundit të produkteve të bankës
  • Informon menaxhimin lidhur me shitjet, karakteristikat e produkteve me qëllim marjen e vendimeve sa më të sakta

Kriteret për këtë pozicion :

  • Të jetë Diplomuar (mundësisht në Ekonomi)
  • Të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në sektorin bankar (kredidhënie, shërbim klienti)
  • Eksperienca e mëparshme në menaxhim është një plus
  • Të zoterojë shumë mire gjuhën angleze
  • Të zotërojë shumë mirë paketën mikrosoft
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup
  • Të ketë aftësi shumë të mira negociuese, shitje si dhe të jetë njeri proaktiv
  • Të ketë aftësi të mira drejtuese

Personat e interesuar duhet të dergojnë CV-të dhe një kopje të diplomës,  brenda datës 05 Dhjetor 2012 në adresat e poshtëshënuara:

E/mail: info@icbank-albania.com

ose ngarkoni CV

Name:
Surname:
Attachment:

 

Rr:”Murat Toptani’,Godina ‘Eurocol’

pranë Infosoft,kati i 7-të,Tiranë

Tel :+355 (0)4 2256-254

Të gjitha të dhënat e CV-ve do të jenë konfidenciale. Vetëm kandidatet e përzgjedhurdo të kontaktohen për intervistë.